A e meritojnë të paguhen mësimdhënësit e Kosovës me 100 euro shtesë?

  • A.P /
  • 18 janar 2021 - 20:10
A e meritojnë të paguhen mësimdhënësit e Kosovës me 100 euro shtesë?

Sot ka nisur gjysmëvjetori i dytë për të gjithë nxënësit në territorin e Kosovës. Ndërsa Sindikata e Bashkuar Arsimit Shkencës dhe Kulturës, po paralajmëron grevë në  këtë fillim të vitit, nëse nuk i realizohen kërkesat duke kërkuar kështu shtesa në paga.

Menaxheri Financiar i SBASHK-ut, Ymer Ymeri, ka deklaruar se janë të zhgënjyer nga drejtorit komunale e të cilat sipas tij nuk po bëjnë aq sa duhet për të mbrojtur dhe përfaqësuar të drejtat dhe kërkesat e punëtorëve të tyre.

Ai ka thënë se nuk duan të krahasohen me sektorët e tjerë siç janë policia dhe mjekët e që kanë bërë punë të jashtëzakonshme gjatë tërë kohës së pandemisë, por se shtesa prej 100 eurove të cilët po e kërkojnë sipas tij është e arsyeshme.

“Nuk jemi krahasuar me ta, por kemi thënë se është një ndihëm shtesë simbolike, me të cilën institucionet kur kemi parasysh idenë në fillim të pandemisë, ju ka dhënë shtesa edhe punëtorëve të sektorit privat, e të cilat nuk janë barrë e shtetit i ka ndihmuar edhe nëse po them numri është i madh i  arsimtarëve të infektuarve, dhe  ai i cili është infektuar me virusin, nuk ka pasur shanse pa e kaluar sëmundjen me 500-600 euro, e është më e madhe se sa paga e një mësidhënësi. Ne nuk e kemi sigurimin shëndetësor,  e i cili do të na lehtësonte punën në këtë drejtim”, tha Ymeri.

Ai ka treguar se aktualisht numri i të prekurve nga Covidi-19 në mesin e mësimdhënësve është i vogël ose nuk ekziston fare.

(Kosova Sot Online)