Supremja ia hodhi poshtë ankesën, “Germin” paralajmëron ta dërgoj rastin në Kushtetuese

  • A.P /
  • 18 January 2021 - 18:16
Supremja ia hodhi poshtë ankesën, “Germin” paralajmëron ta dërgoj rastin në Kushtetuese

Pasi që Gjykata Supreme e Kosovës ka hedhur poshtë ankesën e organizatës “Germin” në lidhje me verifikimin e votuesve jashtë Kosovës nga ana e KQZ-së, ka reaguar kjo organizatë.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, nga kjo organizatë është thënë se do të përdorin të gjitha mjetet juridike që ta çojmë rastin në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

“Ne vazhdojmë të konsiderojmë se vendimi i KQZ nr. 42-2021 i datës 11.01.2021 cënon të drejtat kushtetuese dhe ligjore, çka po vërtetohet edhe në procesin e verifikimit të aplikuesve për votim nga jashtë përmes telefonit, ku janë raportuar raste të largimit nga lista e votuesve për shkak të mosqasshmërisë në telefon”, është thënë nga “Germin”.

Njoftimi i plotë:

Gjykata Supreme e Kosovës përmes Aktvendimit AA.nr.1/2021 e ka hedhur si të palejuar ankesën tonë kundër vendimit nr. 42-2021 të KQZ dhe vendimit Anr.1/2021 të PZAP. Sikurse kjo e fundit, Gjykata Supreme vlerëson se vendimi i KQZ nuk i cënon të drejtat zgjedhore të garantuara me Kushtetutë dhe me Ligjin mbi Zgjedhjet e Përgjithshme, neni 122.1, pika a) përfshirjen ose largimin e një personi për të marrë pjesë në programin votues brenda apo jashtë Kosovës.

Ne vazhdojmë të konsiderojmë se vendimi i KQZ nr. 42-2021 i datës 11.01.2021 cënon të drejtat kushtetuese dhe ligjore, çka po vërtetohet edhe në procesin e verifikimit të aplikuesve për votim nga jashtë përmes telefonit, ku janë raportuar raste të largimit nga lista e votuesve për shkak të mosqasshmërisë në telefon.

Prandaj, do të përdorim të gjitha mjetet juridike që ta çojmë rastin në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

(Kosova Sot Online)