Lexoni edhe:
Shpërthimi i variantit të ri të COVID-19 rrezikon Kosovën, vendi s’mund ta detektojë atë
Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur para rreth një ore në fshatin Ponoshec të Gjakovës.
Rastin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.
“Me 18.01.21, rreth orës 18:00 në fshatin Ponoshec ka ndodh aksident trafiku me fatalitet. Vozitësi i automjetit me targa të Shqipërisë, i cili si pasojë e humbjes së kontrollit mbi automjetin e tij, del në shiritin tjeter duke goditur veturën qe ishte duke lëvizur në shiritin e tij. Në vend ngjarje kanë dal zjarrëfiksat dhe autoambulanca, ku sipas ekipit mjeksor kanë konstatuar vdekjen e 2 personave, pasagjeri i tretë ka pasuar lëndime serioze ndërsa vozitësi i veturës ka prsuar lëndime të lehta trupore. Ne vendngjarrje ka dalë dhe kryeprokurori. Vazhdon shiqimi i vendit te ngjarrjes”.
(Kosova Sot Online)