Kështu verifikohen qytetarët e mërgatës nga KQZ

  • A.P /
  • 18 janar 2021 - 20:04
Kështu verifikohen qytetarët e mërgatës nga KQZ

Kryetarja e KQZ-së tha se, deri më tani janë lajmëruar rreth 8 mijë qytetarë dhe të njëjtit janë verifikuar.

Po e shtypin numrin e secilit votues një nga një.

Zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve po i verifikojnë, qytetarët me të drejtë vote që jetojnë në diasporë.

Atyre u kërkohen disa të dhëna për të vërtetuar të drejtën e votës.

Për këtë proces, KQZ i ka hapur 25 linja telefonike.

Ndërsa janë bërë publikë, numrat e telefonit përmes të cilëve i realizojnë thirrjet.

E në këtë qendër të thirrjeve, ka edhe prej qytetarëve në diasporë që nuk arrijnë të lajmërohen.

Për këtë zyrtarët e angazhuar, do i telefonojnë edhe në dy termine të tjera.

Qendrën e thirrjeve të shërbimit votues, e vizitoi të hënën edhe kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.

Daka tha se, deri më tani janë lajmëruar rreth 8 mijë qytetarë dhe të njëjtit janë verifikuar.

Daka foli edhe për kritikat që mori ky process, pasi mori vendimin KQZ-ja.

Procesi i verifikimit të qytetarëve me të drejtë vote në diasporë, ka filluar tash e tre ditë.

(Kosova Sot Online)