Aksident trafiku në Pejë, lëndohen dy persona

  • A.P /
  • 18 janar 2021 - 20:18
Aksident trafiku në Pejë, lëndohen dy persona

Dy persona kanë përfunduar me lëndime të lehta trupore, si pasojë e një aksidenti në lagjen ‘Dardania’ në Pejë, ndërmjet dy veturave. Ngjarja ka ndodhur të hënën, rreth orës 19:00

Një gjë të tillë  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Driton Rugova, teksa ka shtuar se të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim.

Rreth 18:45 policia është informuar për një aksident në lagjen Dardania. Në aksident kanë qenë të involvuara dy vetura. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në Spitalin rajonal në Pejë. Sipas ekipit mjekësor, të dy të lënduarit po trajtohen për lëndime të lehta”, ka thënë ai.

Para tri ditësh, kishte ndodhur një aksident tjetër në po të njëjtën lagje, ku qenë dy vetura të përfshira.

Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës Driton Rugova deklaroi se policia është njoftuar për aksidentin rreth orës 16:00 dhe se si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar dy persona.

“Rreth orës 16:00, policia është informuar për një aksident trafiku në lagjen Dardania në Pejë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura dhe dy persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Rugova.

(Kosova Sot Online)