Krasniqi: Habitem pse njerëzit e votojnë VV’në

  • A.P /
  • 18 January 2021 - 21:20
Krasniqi: Habitem pse njerëzit e votojnë VV’në

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është shprehur i habitur sesi njerëzit e votojnë subjektin politik Lëvizje Vetëvendosje.

Ai këto komente i ka bërë, pasi u parashtrua pyetja nga analisti politik, Rron Gjinovci, se pse është votuar PDK pas vitit 2014.

“Në aspektin e lirisë personale, secili qytetar i Kosovës ka të drejtën me vendos për kë të votojë. Edhe unë me siguri, nëse do më pyesni, do të habitesha, përse njerëzit e votojnë partinë Vetëvendosje. Si njerëzit mund të manipulohen nga Albin Kurtid he nga fakti që njerëzit nuk mund ta vërejnë transformimin e tij të hatashëm nga ai që ka qenë dhe ai që është”, ka deklaruar ai.

Krasniqi, tutje ka thënë se PDK’ja nuk trajton vetëm aspektin individual por edhe krizën shoqërore që e ka kapluar vendin.

Kjo erdhi pas kërkimfaljes që bëri analisti Gjinovci në studio, duke thënë se qëllimi i tij nuk ishte ta fyej ndokë.

“Kërkoj falje sepse nuk është qëllimi im me i fy e ofendu njerëzit por si një observues, si një person që e ka përcjell politiken, prej 2014 deri më 2019 nuk kam parë asnjë reformë në PDK dhe arsye pse dikush ish dashtë me votu PDK’në”, tha Gjinovci.

(Kosova Sot Online)