Krasniqi: Kushdo që thotë se dikush nga PDK ka dashur të bëjë koalicion me Nismën gënjen

  • A.P /
  • 18 January 2021 - 21:38
Krasniqi: Kushdo që thotë se dikush nga PDK ka dashur të bëjë koalicion me Nismën gënjen

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, njëherësh edhe kandidat për deputet nga radhët e kësaj partie, ka thënë se partia në të cilën ai udhëheq ka qenë kategorikisht kundër koalicionit me subjektin politik Nisma Socialdemokrate.

Krasniqi ka dhënë dy arsye pse Partia Demokratike nuk mund të bëjë koalicion me Nismën Socialdemokrate.

“Nëse dikush iu thotë se ka kërkuar të bëjë koalicion me Nismën, iu gënjen. Po e them publikisht, asnjë njeri nuk ka dashur të bëjë koalicion. Na nuk kemi dashtë në asnjë formë me asnjë parti që të kemi as marrëdhënie as komunikim”, ka deklaruar ai.

“Në këto zgjedhje veç PDK garon si parti që nuk ka qenë pjesë e pushtetit prej ditës së parë deri në këto të fundit. Ka kohë që z. Limaj i ka shkëput rrugët me PDK’në, arsyet tashmë janë pjesë e debateve të historisë. Ne sot nuk kemi pa asnjë lloj arsye të kemi me Nismën, sepse kemi dallime edhe në kuptimin ideologjik. Nisma është parti e majtë, ndërsa ne jemi parti e qendrës së djathtë”, ka shtuar ndër të tjera nënkryetari i PDK’së.


(Kosova Sot Online)