AAK’së i bashkohen edhe dy të rinjë nga Skenderaj

  • E.K /
  • 19 January 2021 - 10:40
AAK’së i bashkohen edhe dy të rinjë nga Skenderaj

Kryetari  i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka njoftuar se në listën e Aleancës janë shtuat edhe dy të rinj nga Komuna e Skenderajt.

Përmes një shkrimi në “Facebook”, Haradinaj ka bërë të ditur se që të dy vijnë nga familje atdhetare.

“Feriz Shala nga Buroja, bir i invalidit të luftës dhe të burgosurit politik Avni Shala, është student i Psikologjisë, i angazhuar në organizatën rinore të Aleancës që nga fillimi i aktivitetit të tij në politikë.

Më e reja në moshë në listën e kandidatëve të Aleancës, është nëntëmbëdhjetë vjeçarja nga Kopiliqi i Epërm Diellza Rexhepi, bijë e invalidit të luftës Naser Rexhepi. Ajo është laborante e Biologjisë”, ka thënë Haradinaj.

Tutje ai e ka përgëzuar për guximin dhe ambicien e saj për të qenë pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“Në listën e Aleancës nga Skenderaj, janë dy të rinj nga familje atdhetare. Feriz Shala nga Buroja, bir i invalidit të luftës dhe të burgosurit politik Avni Shala, është student i Psikologjisë, i angazhuar në organizatën rinore të Aleancës që nga fillimi i aktivitetit të tij në politikë. Më e reja në moshë në listën e kandidatëve të Aleancës, është nëntëmbëdhjetë vjeçarja nga Kopiliqi i Epërm Diellza Rexhepi, bijë e invalidit të luftës Naser Rexhepi. Ajo është laborante e Biologjisë. E përgëzoj për guximin dhe ambicien e saj për të qenë pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ju priftë e mbara”, ka shkruar Haradinaj.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/2387739168017150

(Kosova Sot Online)