Policia jep detaje për zjarrin që u shkaktua dje në stacionin policor në Drenas

  • E.K /
  • 19 January 2021 - 11:31
Policia jep detaje për zjarrin që u shkaktua dje në stacionin policor në Drenas

Një rast i zjarrit ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në zyrën e arkivit në stacionin policor në Drenas.

Nga ana e zyrtarëve policor që është vërejtur tymi, janë përdorur aparatet për shuarjen e zjarrit.

Sot, Policia e Kosovës ka dhënë informacione për zjarrin në këtë stacion policorë.

Nga policia është thënë se zjarri dyshohet se është shaktuar nga një nxehëse elektrike.

“Gllogoc 18.01.2021-13:00. Është raportuar se në zyrën e arkivës në stacionin policor Drenas ka shpërthyer një zjarr i cili dyshohet se ishte shkaktuar nga një nxehëse elektrike. Zjarri është shuar nga zyrtarët policor me pajisje kundër zjarrit. Në vendin ku ka ndodhë zjarri kanë dalë njësitë relevante të policisë. Janë njoftuar IPK-ja dhe prokurori i shtetit”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

(Kosova Sot Online)