Detaje nga policia për aksidentin ku mbetën dy të vdekur në Gjakovë

  • E.K /
  • 19 January 2021 - 11:44
Detaje nga policia për aksidentin ku mbetën dy të vdekur në Gjakovë

Në fshatin Ponoshec të Komunës së Gjakovës dje ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku që përfundoi me fatalitet.

Sipas policisë në këtë aksident humbën jetën dy persona teksa dy të tjerë kanë pësuar lëndime trupore si dhe janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Gjakovës.

“Fsh.Ponoshec,Gjakovë, 18.01.2021-17:45. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku ne mes të dy veturave civile. Deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë derisa ishte duke drejtuar veturën VË Golf me targa te Shqipërisë ka humbur kontrollin mbi veturën dhe është ndeshur me veturën tjetër VË Pasat me targa lokale qe drejtohej nga viktima mashkull kosovar. Si pasoj e aksidentit i dyshuari dhe një pasagjer i tij mashkull kosovar kane ndërruar jete ne vendin e ngjarjes ndërsa viktima dhe një pasagjer tjetër kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar ne Spitalin e Gjakovës. Me vendim te prokurorit trupat e pa jete janë dërguar ne IML për Obduskion”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)