Vendimi për rastin e “Veteranëve”, Miftaraj thotë se Kosova ka nevojë për Vetting

  • E.K /
  • 19 January 2021 - 12:13
Vendimi për rastin e “Veteranëve”, Miftaraj thotë se Kosova ka nevojë për Vetting

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi Ehat Miftaraj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës për të liruar nga aktakuza 12 të akuzuarit për rastin ‘Veteranët’.

Miftaraj ka thënë se pas këtij vendimi duhet të fillojë procesi i Vettingut.

“Të akuzuarit në rastin “Veteranët” shpallen të pafajshëm. Vetem Vettingu e shpeton kete vend! Pse ka hezitim prej disa partive me pas VETTING ky rast na e verteton motivin dhe arsyen”, ka shkruar Miftaraj.

Të gjithë të akuzuarit në rastin “Veteranët” janë liruar nga aktakuza në procesin gjyqësor që është mbajtur sot.

Rreth dy vjet prej seancës së parë gjyqësore, sot është përmbyllur gjykimi në rastin e njohur si “Veteranet e rrejshëm”. Të akuzuar ishin: Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari, të cilët ngarkohen me veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Të gjithë këta ishin anëtarë të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas Prokurorisë Speciale, rreth 19 mijë “veteranë të rrejshëm”, persona që nuk i plotësonin kriteret ligjore, ishin futur në listat e veteranëve dhe përfitonin pensione nga shteti.

https://www.facebook.com/ehat.miftaraj/posts/10157932930808601

(Kosova Sot Online)