Nuk u kthye në shtëpi pas përfundimit të mësimit, babai nga Prizreni raporton zhdukjen e vajzës 15 vjeçe

  • G.G /
  • 19 January 2021 - 12:35
Nuk u kthye në shtëpi pas përfundimit të mësimit, babai nga Prizreni raporton zhdukjen e vajzës 15 vjeçe

Një vajzë nga Prizreni është zhdukur të hënën. Rastin në Polici e ka lajmëruar babai i saj.

Një 15-vjeçare, nxënëse e Shkollës së Mjekësisë në Prizren, është raportuar e zhdukur nga babai i saj.

Media mëson se 15-vjeçarja nuk është kthyer në shtëpi, pasi e ka përfunduar orarin e mësimit.

Ndërkohë, lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si “Person i zhdukur”.

“Prizren 09.01.2021 – 11:00. Me datë 18.01.2021 ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vajza e tij viktima femër kosovare, është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj”, bëhet e ditur në raportin e Policisë.

(Kosova Sot Online)