Nis ceremonia e varrimit të 15-vjeçarit që u therr me thikë në Prizren

  • E.K /
  • 19 January 2021 - 14:38
Nis ceremonia e varrimit të 15-vjeçarit që u therr me thikë në Prizren

Ka nisur ceremonia e varrimit të 15-vjeçarit, i cili u vra dje në Prizren, pas një përleshjeje mes pesë personave.

Ekipi i medias po qëndron në Prizren, prej ku raporton se në varrim po marrin pjesë edhe nxënës të shkollës ku vijonte mësimet ai.

Ndryshe, nga Policia e Prizrenit kanë thënë se viktima L.B. është 15-vjeçar, ndërkaq edhe i dyshuari është i po të njëjtës moshë.

 “Pas një përleshjeje ndërmjet pesë personave të mitur, njëri nga të miturit i dyshimtë e ka goditur viktimën L.B. me mjet të mprehtë, përkatësisht thikë, duke i shkaktuar lëndime serioze, për pasojë viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

(Kosova Sot Online)