Për një shtet me institucione kredibile e drejtues pa të kaluar kriminale, listat duhet të spastrohen detyrimisht nga kandidatët e dënuar

Për një shtet me institucione kredibile e drejtues pa të kaluar kriminale, listat duhet të spastrohen detyrimisht nga kandidatët e dënuar
Për një shtet me institucione kredibile e drejtues pa të kaluar kriminale, listat duhet të spastrohen detyrimisht nga kandidatët e dënuar

Muhamet Kelmendi

  • 19 January 2021 - 08:01

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Kandidati i propozuar kërkohet që vetë të largohet. Por kjo nuk po funksionon. Kjo për faktin se mungon vetëdija dhe morali njerëzor dhe politik. Ata të akuzuarit, madje ndoshta edhe të dënuarit, gjenden përsëri nëpër listat e partive. Shkalla e tretë dhe e fundit është KQZ. Këtu duhet të bëhet spastrimi i listave nga kandidatët e dënuar me një e më shumë vite burg. Kjo është ligjore. Këtë mundë dhe duhet KQZ ta bëjë domosdo. KQZ nuk mundet ti largoj nga listat kandidatet e akuzuar apo të dënuar jo në formën e prerë. Kjo nuk ka bazë ligjore. Prandaj kërkohen ndryshime në Ligjin zgjedhor që edhe kjo çështje të rregullohet me ligj. Përndryshe është shumë i dëmshëm kandidimi nëpër lista i kandidateve të akuzuar apo të dënuar. Kjo nuk shkon.

-Çështja e mos kandidatit të kandidatëve të dënuar apo të akuzuar për vepër penale është një çështje negative që po e përcjell skenën politike të Kosovës. Natyrisht se në këtë anë janë tri shkallë nga të cilat varet se a do te futet një kandidat në proces zgjedhor.

Shkalla e parë dhe me e rëndësishmja është partia politike. Këtu duhet që subjekti vetë të merr qëndrim dhe mos të lejojë personat e dënuar apo të akuzuar në listën e kandidatëve për deputet. Kjo është rruga më e mirë dhe më ndritshme e partisë. Së dyti, është vetë kandidati i propozuar, nuk ka rëndësi se nga kush, për listë, që ai vetë të tërhiqet nga kandidatura. Këtu lypset që kandidati për këtë vendim të ketë moral njerëzor dhe politik, të kuptoj se është e dëmshme rruga e tillë e kandidimit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".