Arrestohet një person i kërkuar për veprën penale ‘Vjedhje grabitqare’

  • A.P /
  • 19 January 2021 - 15:55
Arrestohet një person i kërkuar për veprën penale ‘Vjedhje grabitqare’

Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Pejë, ka bërë të ditur se sot rreth orës 11:00, kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë nga Gjykata Themelore në Pejë për veprën penale ‘Vjedhje grabitqare’.

I arrestuari është V.K., i lindur në vitin 1987.

Njësitet relevante të Stacionit Policor në Pejë kanë arrestuar të kërkuarin në rrugën ‘Mbreteresha Teutë’ në Pejë.

I njëjti pas arrestimit është dërguar në ndalim policor për tu intervistuar para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Pejë.

(Kosova Sot Online)