Aleksandar Vulin kërkon që Ramush Haradinaj të dënohet pas deklaratës për bashkim me Shqipërinë

  • E.K /
  • 20 January 2021 - 10:38
Aleksandar Vulin kërkon që Ramush Haradinaj të dënohet pas deklaratës për bashkim me Shqipërinë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj  para dy ditëve ka thënë se nëse Evropa vazhdon të injorojë Kosovën si shtet dhe kërkesat e kosovarëve, atëherë në vitin 2025 mund të jetë i mundshëm referendumi për bashkimin me Shqipërinë.

Ndaj kësaj deklarate ka pasur reagime të shumta në Serbi. Presidenti serb Aleksander Vuçiq ka reaguar duke e quajtur Haradinajn si person të rrezikshëm.

Reagim akoma më të ashpër ka pasur Ministri i Brendshëm serb, Aleksandar Vulin, i cili ka thënë se  Ramush Haradinaj, meriton përçmim dhe dënim.

Ai nuk është ndalur me kaq derisa e ka quajtur Haradinajn edhe kriminel lufte.

“Qytetarët e Kosovës nuk meritojnë të përçmohen, por krimineli i luftës Ramush Haradinaj meriton edhe përbuzje edhe dënim”, ka thënë ndër të tjera Vulin.

Vulin po ashtu ka kërkuar nga Evropa të reagojë duke u shprehur se meqë Evropa hesht për deklarata të tilla, duhet të heshtë edhe kur serbët duhet të jetojnë në të njëjtin vend.

(Kosova Sot Online)