Arrestohen 4 azilkërkues, lënduan 5 zyrtarë policorë në Magure

  • E.K /
  • 20 January 2021 - 11:10
Arrestohen 4 azilkërkues, lënduan 5 zyrtarë policorë në Magure

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth orës 15:40 kanë arrestuar 4 persona, shtetas të huaj azilkërkues nga kampi i azilkërkuesve në Mitrovicë, pasi të njëjtit kishin tentuar të futen me forcë në qendrën e azilkërkuesve në Magurë.

Me këtë rast, duke tentuar të mos i lejojnë të hyjnë brenda, 5 zyrtarë policorë janë lënduar.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj shtetas të huaj azilkërkues të cilët nga kampi i azilkërkuesve në Mitrovicë kishin shkuar dhe tentuar të futën me forcë në qendrën e azilkërkuesve në fshatin Magurë, Lipjan. Gjatë përpjekjeve për mos ti lejuar të dyshuarit të  futen brenda në qendër janë lënduar pesë zyrtarë policor. Si pasoj e rastit zyrtarët policor dhe të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit kishin dëmtuar një veturë zyrtare pronë e qendrës së azilit dhe derën e hyrjes së qendrës në fjalë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti  vazhdon të hetohet”, thuhet në raporton 24-orësh të policisë.

(Kosova Sot Online)