Nën mbikëqyrje të SHBA-së dhe BE-së, Qeveria e re në top prioritet Ligjin Vetting

Nën mbikëqyrje të SHBA-së dhe BE-së, Qeveria e re në top prioritet Ligjin Vetting
Nën mbikëqyrje të SHBA-së dhe BE-së, Qeveria e re në top prioritet Ligjin Vetting

Muhamet Kelmendi

  • 20 January 2021 - 07:43

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Qeveria që do te dali nga zgjedhjet e 14 shkurtit e ka për detyrë këtë ta qon deri në fund reformën në drejtësi. Ajo kërkohet të përgatitë VETTING-un dhe të kërkoj nga SHBA-të dhe BE ndihme konkrete në funksionalizimin e ligjit në praktikë.

-Natyrisht se tash është vërejtur nga qendrat e vendosjes, sidomos nga SHBA dhe nga BE, se në drejtësinë e Kosovës ka keqpërdorime të mëdha të detyrës dhe se aty duhet që të intervenohet. Ky është një sinjal i mirë për Qeverinë që do të vij në drejtim të futjes së punës në reformat e domosdoshme në drejtësi. E reformat nuk mundë të bëhen pa një ligj të veçantë mbi punën, gjendjen dhe funksionalitetin profesional të të punësuarave në tërë sistemin.

Shteti i së drejtës pa masën e tillë në Kosovë nuk mundë të eci përpara. Sistemi i drejtësisë i vendosur nga UNMIK-u dhe nga BE është vazhduar edhe nga qeveritë e ndryshme në Kosovë. Nuk është bërë fare mundi për profesionalizimin dhe reformimin e sistemit juridik. Kemi gjyqtar, prokuror dhe hetues që punojnë në të dy sistemet juridike. Kanë punuar në sistemin serbo jugosllav dhe punojnë edhe këtu. Këta janë shumë lehtë të manovrueshëm. Kjo për faktin se kanë frikë nga e kaluara. Me këtë bien nën ndikim dhe nuk e zbatojnë ligjin. Këta dhe të tjerët në sistem që janë pasuruar në kundërshtim me bazën e të ardhurave reale duhet nxjerrë nga puna. Këtë e bënë vetëm Ligji mbi VETTING-un.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".