Në Gjilan dhunohet një femër

  • E.K /
  • 20 January 2021 - 11:40
Në Gjilan dhunohet një femër

Policia e Kosovës ka arrestuar të hënën një person për shkak se dyshohet se ai në një motel në Gjilan ka dhunuar një femër.

Arrestimi i të dyshuarit është bërë rreth orës 08:00, ndërsa viktima tashmë ka kryer ekzaminimet mjekësore dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është  arrestuar  i  dyshuari  mashkull kosovar për shkak të dyshimit se i njëjti në një motel ka dhunuar viktimën femër kosovare. Viktima ka kryer ekzaminimet mjekësore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

(Kosova Sot Online)