Policia jep informacione për aksidentin me fatalitet në Obiliq

  • E.K /
  • 21 January 2021 - 10:31
Policia jep informacione për aksidentin me fatalitet në Obiliq

Një këmbësore ka gjetur vdekjen pasi është goditur nga një makinë në fshatin Mazgit të Obiliqit.

Policia e Kosovës ka dhënë informacione sot për aksidentin.

Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Mazgit, 20.01.2021 – 17:15. Ka ndodhë një aksident trafiku deri sa një automjet me ngasës mashkull kosovar me automjetin e tij ka goditur një këmbësor. Si pasojë e aksidentit këmbësori femër kosovare nga lëndimet e rënda ka ndërruar jetë në QKUK. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

(Kosova Sot Online)