Isa Mustafa: Rrugën e Rugovës mund ta trashëgojnë veç ata që qëndrojnë në LDK

  • E.K /
  • 21 January 2021 - 10:38
Isa Mustafa: Rrugën e Rugovës mund ta trashëgojnë veç ata që qëndrojnë në LDK

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, bashkë me kryesinë e partisë kanë bërë homazhe te varri i ish-Presidentit Rugova, në 15-vjetorin e vdekjes së tij.

Mustafa nga aty ka përçuar një mesazh për Vjosa Osmanin, e cila gjatë një vizite në Istog, derisa ka falënderuar qytetarët për përkrahje ka përmendur “frymën rugoviane”.

Mustafa deklaroi se askush nuk mund ta trashëgojë rrugën që ka trasuar Ibrahim Rugova, përveç atyre që qëndrojnë në LDK.

“Jam këtu po ashtu për të shprehur qëndrimin dhe përkushtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që ne ta ndjekim rrugën që e ka trasuar dhe na e ka lënë trashëgimi Presidenti Rugova dhe për të thënë se askush nuk mund ta trashëgojë këtë rrugë përpos LDK’së dhe atyre që qëndrojnë dhe punojnë dhe veprojnë që vepra, ideja dhe kontributi i Presidentit Rugova të bëhet vepër e përhershme në Kosovë dhe jashtë Kosovës”, ka deklaruar kreu i LDK’së.

(Kosova Sot Online)