Bashkatdhetari kërkon nuse, dy persona nga Istogu e mashtrojnë duke ia kërkuar 5 mijë euro

  • E.K /
  • 21 January 2021 - 10:55
Bashkatdhetari kërkon nuse, dy persona nga Istogu e mashtrojnë duke ia kërkuar 5 mijë euro

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona në Istog nën dyshimin për mashtrim.

Sipas policisë, të dyshuarit kanë lidhur marrëveshje që viktima nga një shtet i huaj t’ua dërgoj 5 mijë euro për t’i gjetur një vajzë për tu martuar.

Por që të dyshuarit nuk i janë përmbajtur marrëveshjes.

“Me 20.01.2021 pas disa hetimeve të zhvilluara policia ka arritur ti arrestoj dy të dyshuar mashkull dhe femër kosovar nën dyshimin se të njëjtit gjatë një periudhe kanë kryer vepren e mashtrimit ndaj viktimës mashkull kosovar lidhur me një marrëveshje që kishin mes vete viktima u kishte dërguar rreth 5000 euro nga nje shtet i huaj, që të dyshuarit ti gjejnë një vajzë për tu martuar, por sipas tij të dyshuarit nuk i janë përmbajtur marrëveshjes. Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia e Kosovës.

(Kosova Sot Online)