Edhe 202 persona shërohen nga koronavirusi në Kosovë

  • E.K /
  • 21 January 2021 - 15:20
Edhe 202 persona shërohen nga koronavirusi në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë edhe 7 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19.

Gjatë kësaj kohe 296 persona janë infektuar me këtë virus, ndërsa 202 janë shëruar.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.569 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 296 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 57.028 raste nga 214.941 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.433 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 202 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 50.184 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.411

(Kosova Sot Online)