Trump mbetet pa avionin e tij luksoz, nuk e kishte menduar që do të humbte zgjedhjet

  • A.P /
  • 21 janar 2021 - 19:28
Trump mbetet pa avionin e tij luksoz, nuk e kishte menduar që do të humbte zgjedhjet

Donald Trump kreu fluturimin e tij të fundit me Air Force One të mërkurën, megjithatë ai nuk do të rinisë udhëtimet me avionin e tij Boeing, edhe për disa kohë.

Avioni, 100 milionë dollarësh Boeing 757-200, të cilin Trump e përdori gjerësisht gjatë fushatës zgjedhore 2016, që nga viti 2019 “ishte i harruar” në depon e Aeroportit Stewart të Nju Jorkut.

Trump mendoi që avioni privat nuk do i duhej deri në 2025-n, pasi ishte i bindur në fitoren e tij. Por, Jon Ostrower, shefi i “The Air Current”, raportoi se avioni i cili u ndërtua në vitin 1991, kishte nevojë për një riparim në motorr dhe do vijojë të qëndrojë në Nju Jork.

Boeing 757 nuk ka sistemin e sigurisë së teknologjisë së lartë të Air Force One, por është më luksoz nga brenda. Rripat e sigurimit janë të gjitha prej ari 24 karat, siç janë pajisjet e vaskës dhe detaje të tjera, dhe ka një sistem të plotë argëtimi për kinemanë.

Pjesa më e madhe e hapësirës në bord është e zënë nga një dhomë gjumi, dhomë për mysafirë dhe dhomë ngrënie. Ndërsa një Boeing i kësaj madhësie zakonisht mund të mbajë 200 persona, avioni i rinovuar strehon vetëm 43 pasagjerë.

Ish-presidenti zotëron gjithashtu një Cessna Citation X me nëntë vende, një nga avionët privatë më të shpejtë në botë, si dhe tre helikopterë Sikorsky S-76.

(Kosova Sot Online)