Haki Abazi kërkon që Valdete Daka të dorëhiqet nga KQZ’ja

  • A.P /
  • 21 janar 2021 - 21:01
Haki Abazi kërkon që Valdete Daka të dorëhiqet nga KQZ’ja

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, i ka kërkuar Valdete Dakës të dorëhiqet nga pozita e kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Sipas Abazit, Daka dhe KQZ kishin lejuar më 2019 Kurtin dhe të tjerët të kandidojnë dhe nuk kishin interpretuar njësoj ligjin si në vitin 2021.

“Deklarata e Valdete Dakës janë politike dhe asnjë formë zbatim i Ligjit dhe rregullave në Kosovë. Vendimi do të ishte plotësisht i besueshëm sikur Valdete Daka të jepte dorëheqje. Po flas për përgjegjësinë, jo për emër të përveçëm, e cila një vit përpara ka lënë z. Kurti dhe të tjerët që të kandidojnë. Le të del të tregon se çka ka ndërru në Kushtetutë, në Ligjin për zgjedhje?”, tha Abazi në Kallxo Pernime.

Sipas tij, nuk është obligim e as përgjegjësi juridike e Dakës të merret me aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Le të japë dorëheqje për vendimet e së kaluarës që i ka leju të gjithë emrat të kandidojnë në zgjedhjet e 2019”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)