Qenushja e pret disa ditë para spitalit pronarin e vet

  • E.K /
  • 22 January 2021 - 08:31
 Qenushja e pret disa ditë para spitalit pronarin e vet

Një qenushe ka pritur disa ditë para një spitali në Turqi, ku pronari i tij ishte duke u trajtuar.

Qenushja e quajtur Boncuk e ndoqi autoambulancën që e transportoi pronarin Cemal Senturk në një spital në qytetin Trabzonspor më 14 janar. Më pas, ajo e vizitonte rregullisht spitalin, shkruan The Guardian.

E bija e pronarit të kësaj qenuesheje, Aynur Egeli, tha se e merrte kafshën në shtëpi, por qenushja kthehej përsëri në spital.

Muhammet Akdeniz, rojë në këtë spital, tha: “Qenushja vjen çdo ditë rreth orës 9 të mëngjesit dhe pret derisa të bie nata. Nuk futet brenda. Kur hapet dera, vetëm e afron kokën.”

Foto: AP

Të mërkurën, Boncuk më në fund u bashkua me pronarin, kur ai doli nga spitali përmes një karroce. “Ajo është shumë e mësuar me mua, edhe mua më mungon vazhdimisht”, tha ai për agjencinë DHA.

Senturk u lirua nga spitali të mërkurën dhe u kthye në shtëpi bashkë me qenushen e tij që e priste para spitalit.

(Kosova Sot Online)