Përplasje fizike mes deputetëve në Parlament

  • E.K /
  • 22 January 2021 - 10:51
Përplasje fizike mes deputetëve në Parlament

Parlamenti çek u përfshi nga përleshjet fizike mes deputetëve, gjatë debatit për vazhdimin e situatës së krizës për shkak të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi.

Lubomit Volni, një deputet i pavarur nga lista e nacionalistëve radikalë çekë, u përlesh me presidentin Tomas Hansel nga Social Demokratët, pasi mikrofoni i tij u fik për shkak të fyerjeve.

Forcat e Sigurisë e hoqi deputetin Volni nga salla dhe policia po heton shkeljet e masave të mbrojtjes së koronavirusit, si dhe refuzimin e dy ligjvënësve për të mbajtur maska.

(Kosova Sot Online)