Minatorët e ngujuar duhet të presin edhe dy javë nën tokë

  • E.K /
  • 22 January 2021 - 10:55
Minatorët e ngujuar duhet të presin edhe dy javë nën tokë

Ekipet e shpëtimit në Kinë kanë thënë se mund të nevojiten mbi dy javë për të shpëtuar një grup minatorësh të ngujuar qindra metra nën tokë.

Këta minatorë kanë mbetur të ngujuar nga 10 janari, kur hyrja në minierën e arit “Hushan” në Shandong u bllokua nga një shpërthim, shkruan BBC.

Autoritetet arritën të kenë kontakte me 11 të mbijetuar një javë pas shpërthimit, por njëri nga ta ka vdekur.

Ekipet e shpëtimit kanë hapur vrima të vogla për t’i furnizuar minatorët e ngujuar me ushqim dhe ilaçe.

Fati i 11 minatorëve të tjerë që janë ngujuar nga ky shpërthim ende nuk dihet. Autoritetet nuk kanë mundur të komunikojnë me këtë grup, pavarësisht se kanë lëshuar ushqim dhe ilaçe në pjesë të tjera të minierës.

Tash për tash, autoritetet po mundohen që ta zgjerojnë një vrimë të ngushtë për ta bërë mjaftueshëm të madhe sa për t’i nxjerrë përmes saj minatorët e ngujuar.

Sidoqoftë, puna në këtë pjesë është e vështirë, sepse duhet të shpohen sipërfaqe të forta të granitit dhe minatorët janë larg nga sipërfaqja.

(Kosova Sot Online)