Gjykimi për vrasjen e Oliver Ivanoviqit vazhdon më 5 shkurt

  • E.K /
  • 22 January 2021 - 11:11
Gjykimi për vrasjen e Oliver Ivanoviqit vazhdon më 5 shkurt

Gjyqtari në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Valjon Kurtaj, ka caktuar seancën e parë në rigjykim për vrasjen e Oliver Ivanoviq.

Kjo seancë do të mbahet më 5 shkurt në orën 9.30, shkruan Kosovo Online.

“Sot, unë mora një thirrje nga gjykatësi Valon Kurtaj për seancën e parë në çështjen e vrasjes së Oliver Ivanoviç, që do të thotë se gjykata pranoi kërkesën tonë. Kjo është seanca e parë në të cilën të pandehurit do të deklarohen rreth fajësisë,” tha avokati Miljkoviq, që përfaqëson Nedeljko Spasojeviq.

Oliver Ivanoviq, i cili që nga përfundimi i luftës në Kosovë ka qenë ndër politikanët më të rëndësishëm ku për disa vite është përballur me një proces gjyqësor nën akuzat për rolin e tij në vrasjen e shqiptarëve në kohën e luftës, u vra më 16 janar 2018 para objektit të partisë së tij në Mitrovicën e Veriut.

(Kosova Sot Online)