Gjykata Kushtetuese dhe KQZ-ja vegla të Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Isa Mustafës për t’a shkelur vullnetin e popullit kosovar!

Gjykata Kushtetuese dhe KQZ-ja vegla të Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Isa Mustafës për t’a shkelur vullnetin e popullit kosovar!
Gjykata Kushtetuese dhe KQZ-ja vegla të Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Isa Mustafës për t’a shkelur vullnetin e popullit kosovar!

Naim Miftari

  • 22 January 2021 - 07:44

Shkruan: Naim Miftari, ish-agjent i SHIK-ut

Nga të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur dhe po ndodhin tani, del se Gjykata Kushtetuese, si shumica e Gjykatave tjera dhe KQZ-ja, kanë qenë dhe janë lodra politike të PDK-së dhe LDK-së, edhe të krimit të organizuar të politikanëve të korruptuar. Le të jemi të sigurt se zgjedhjet i fiton vota e lirë e qytetarit e jo të burgosurit që dyshohen se kanë bërë krime kundër njerëzimit dhe aleati i tyre ish zyrtari i komunizmit, koleg i afert i Rrahman Morinës e Sllobodan Millosheviqit. Dhe nëse nuk përfillet vullneti i popullit mundet shumë lehtë që Kosova të futet në një spirale të dhunës ku Serbia do të përfitonte më së shumti, nëse shpërthen dhunë ose nëse përsëriten ngjarjet e 1997-tës sikur në Shqipëri!!! Po e them këtë sepse kur mungon arsyeja dhe drejtësia ligjin e bënë edhe forca e popullit.

-Është e sigurt dhe nuk është aspak sekret, Gjykata Kushtetuese dhe KQZ kanë qenë dhe janë lodra politike, sidomos të Hashim Thaçit, që do të thotë të PDK-së , por edhe të LDK-së. Dihet shumë mirë kush janë njerëzit në Gjykatë Kushtetuese, kush i ka sjell në ato pozicione, e ku ka edhe njerëz të dënuar për korrupsion në shtetet e veta nga janë, por janë vartësit e degjueshem te Hashim Thaçit, prandaj edhe janë në ato pozicione, edhe në KQZ edhe në PZAP. Dihet shumë qartë që janë lodra politike, sidomos të PDK-së, si për shembull Valdete Daka që është 100 % pro PDK dhe është emëruar në atë pozitë nga vet Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli për interesin e PDK-së dhe te tyre.

Janë përgatitur më përpara që sa herë ju ka dashur ndihma e KQZ-së dhe Gjykatës Kushtetuese t’i kenë vartësit e vetë në pozita kyçe, që t’i ndihmojnë “nënës parti” sidomos PDK-së por deri diku edhe LDK-së. Me të drejtë këtu shtrohet çështja se si është e mundur që për dhjetë vite Qeverinë e formonte fituesi i zgjedhjeve, duke u thirrur në interpretimin e Kushtetutës dhe të Ligjit, kurse kur vjen në pyetje fitorja e LVV-së me në krye Albin Kurtin, dhe ndodhë koalicioni me LDK-në, si parti e dytë fituese e zgjedhjeve, ajo rregull ndryshohet nga Gjykata Kushtetuese , e cila dëshmon se nuk është gjë tjetër, por vetëm një grup artistesh të cirkut të lidhjes politike PDK-LDK. Le ta marrim shembull edhe atë storjen e vjedhjeve masive të votave, ose rasti i fundit i helmimit të votave që ishte 100% gënjeshtër, vetëm për të gjetur një arsyetim për t’a kaluar pragun me Nismën dhe AKR-në, parti këto të vogla që deri sot janë vetëm vegla e satelit të PDK-së dhe LDK-së .

Edhe ky vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese në fakt tregoi e deshmoi se kjo edhe defacto vazhdon të jetë akoma Gjykatë e PDK-së dhe e Hashim Thaçit dhe po ashtu është vendim skandaloz i KQZ-së për mos lejimin e certifikimit të Albin Kurtit ku qëllimisht dhe kundërligjshëm e futë Albin Kurtin si të dënuar me kusht ku Albini kishte kundërshtuar Bashkësinë e Komunave Serbe me lotsjellës që në fakt po kjo Gjykatë i gjen faktet dhe shkeljen e madhe kushtetuese që PDK dhe LDK e kanë shkaktuar duke nënshkruar një marrëveshje për Bashkësinë e Komunave, me shkeljet e evidentuara në mbi 20 vende, pika të marrëveshjes.

Do të thotë qartë se Ai dokument i nënshkruar dhe pranuar nga PDK dhe LDK ishte puro- kundërkushtetues , prandaj edhe kundërshtimi që i kishte bërë LVV-ja dhe AAK-ja aso kohe ishte me vend, pasi po mbrohej interesi i shtetit. Absurdi ndodhë tani kur po kjo Gjykatë Kushtetuese e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës e futë Albin Kurtin në të njëjtin rang dhe në të njëjtën situatë me njëfarë deputeti të komunitetit pakicë që e ka vjedh shtetin e Kosovës dhe ka burg aktiv jo me kusht sikurse Albin Kurti .

Jo vetëm kaq, edhe loja me diasporën shqiptare e cila ka të drejtë me Kushtetutë për të votuar është shkel qëllimisht nga të gjithë ata që kanë votuar rregullat e reja shtesë, duke aplikuar thirrje e duke kërkuar edhe të dhëna private të ndjeshme që nesër mundë të keqpërdoren nga para sistemet politike të PDK-së dhe LDK-së, por edhe nga shërbimet e tjera, siç janë shërbimet sekrete armiqësore por edhe nga krimi i organizuar që do të manipulonte me të dhëna private nga vjedhja e identitetit deri te vjedhjet kibernetike. Për t’u ndaluar një manipulim i tillë, e para punë që duhet ta bëjë fituesi i këtyre zgjedhjeve, e që në këtë rast është e sigurt se do të jetë fitorja e LVV-s, posa ta marrin pushtetin dhe t’i ndërtojnë institucionet e reja, duhet ta bëjnë pastrimin e të gjitha institucioneve përmes ligjit VETTING.

Ky pastrim nga strukturat e parapolitikes dhe krimit të organizuar duhet të përfshij çdo institucion te shtetit, duke filluar nga KQZ, Gjykata Kushtetuese e Kosovës, KGJK dhe KPK. Pra , duhet të pastrohen te gjitha gjykatat edhe policia edhe AKI-a, sepse janë të mbushura me mbeturina të pushteteve të korruptuara e kriminale, që nga koha e Titos dhe Millosheviqit e deri te koha e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafes. Pra duhet detyrimisht VETTING urgjent në bashkëpunim të plotë me Amerikën dhe Evropën, dhe sidomos me Gjermanine dhe Britaninë e Madhe.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".