Fiton 730 milionë dollarë në lotarinë amerikane

  • E.K /
  • 22 janar 2021 - 11:53
Fiton 730 milionë dollarë në lotarinë amerikane

Një fatlum ka fituar 730 milionë dollarë në lotarinë amerikane, Powerball, i pari që ka marrë çmimin kryesor në muaj.

Bileta fituese u shit në Maryland, por që personit që i takoi shuma marramendëse, ende nuk dihet. Çmim i parë Powerball ishte i pesti për nga madhësia ndonjëherë dhe erdhi vetëm një ditë pasi askush nuk fitoi çmimin më të madh “Mega Millions”, i cili kap shumën e 970 milionë dollarëve.

Numrat fitues ishin 40-53-60-68-69 gjersa “Powerball” ishte 22, raporton foxbuisness. Ishte hera e parë që mimet e lotarisë kapnin shifrën e 700 milionë dollarëve. Çmimi më i madh ishte një me 1.58 miliard dollarësh e fituar nga tre persona në vitin 2016. Mega Millions dhe Powerball luhen në 45 shtete si dhe Uashington, D.C., dhe Virgin Islands. Powerball gjithashtu ofrohet në Porto Rico.

(Kosova Sot Online)