“Hakmarrja e pashmangshme”, lideri i Iranit shënjestron Trumpin tani që nuk është më President

  • 22 January 2021 - 15:37
“Hakmarrja e pashmangshme”, lideri i Iranit shënjestron Trumpin tani që nuk është më President

Lideri Suprem i Iranit, Ajatollahu Ali Khamenei, la të kuptohet se Donald Trump duhet të vritet, për rolin e tij në vrasjen e gjeneralit iranian Qassem Soleimani vitin e kaluar.

Në një postim në Twitter në gjuhën perse, Khamenei publikoi një foto ku duket një person që ngjason me Donald Trump duke luajtur golf, i parë nga lart, sikur të ishte shënjestruar nga një dron.

“Ata që urdhëruan vrasjen e Gjeneral Soleimanit, por edhe ata që e realizuan atë, duhet të ndëshkohen”, thuhet në postimin e Liderit Suprem.

Gjenerali Soleimani u vra më 3 janar 2020 në Irak, nga forcat amerikane me urdhër të presidentit Trump. Ky i fundit u tërhoq nga marrëveshja që Fuqitë e Mëdha kishin arritur me Republikën Islamike për kufizimin e kapaciteteve bërthamore, por presidenti i ri, Biden, tha se Shtetet e Bashkuara do ta miratojnë sërish atë marrëveshje./A2CNN

(Kosova Sot Online)