Partitë zëvendësojnë 21 kandidatë për deputetë që s’u certifikuan

  • A.P /
  • 22 January 2021 - 18:12
Partitë zëvendësojnë 21 kandidatë për deputetë që s’u certifikuan

Partitë politike i kanë zëvendësuar 21 kandidatë nga listat e tyre për shkak të problemeve që kanë pasur me ligjin.

“Ka disa parti që i kane zëvendësuar vullnetarisht deputetët, LDK, Lista Serbe e disa të tjera të minoriteteve”, tha Ylli Buleshkaj, nga Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim.

Ndërkaq, AAK’ja e Vetëvendosje nuk i kanë zëvendësuar kandidatët, emrat e të cilëve iu është kërkuar të hiqen.

“Nga 47 në listë kanë mbetur vetëm 26”, shtoi ai.

17:49 Valdete Daka: KGJK’ja na ka kthyer përgjigje se të dhënat për 47 kandidatët janë të sakta

Kryetarja e KQZ’së ka thënë se sot pas mbledhjes së Komisionit, i ka kërkuar përgjigje shtesë Këshillit Gjyqësor të Kosovës për të rikonfirmuar verifikimin e listave të kandidatëve për deputetë, që janë të dënuar sipas formës së prerë në tri vitet e fundit.

Daka thotë se KGJK’ja i ka kthyer përgjigjen se të dhënat për kandidatët për deputetë janë të sakta.

“Ju informoj se verifikimi i kandidatëve është bërë sipas data bazës qendrore e evidencës penale pranë sekretariatit të KQZ’së. N ë këtë databazë regjistrohen të gjitha sanksionet penale të shqiptuara me aktgjykim të prerë”, thuhet në letrën të cilën e lëxoi Daka në konferencë.

“Ne kemi konfirmim nga gjykatat e vendit, dhe kemi marrë konfirmim për saktësinë e dhënave dhe faktin se të cilat dënimet e plotfuqishme janë të proceduara në sistem”, thuhet tutje.

(Kosova Sot Online)