39 emigrantët e vdekur në kamion në Angli, dënohen 4 persona me 78 vjet burg

  • A.P /
  • 22 janar 2021 - 18:18
39 emigrantët e vdekur në kamion në Angli, dënohen 4 persona me 78 vjet burg

Katër persona, të shpallur fajtorë për vdekjen e 39 emigrantëve nga Vietnami, të cilët u gjetën të pajetë brenda një kamioni në Eseks të Anglisë, janë dënuar me 78 vjet burg në total.

Dy shoferët Eamonn Harrison, 23 vjeç dhe Maurice Robinson, 26 vjeç, së bashku me shtetasin rumun Gheorghe Nica, 43 vjeç, u paguan nga Ronan Hughes, 40 vjeç, për transportin e emigrantëve drejt Anglisë.

Sipas “Daily Mail”, Hughes drejtonte grupin e trafikut të qenieve njerëzore, duke përfituar me miliona paund, ndërsa njerëzit transportoheshin me kamion duke rrezikuar jetën.

Udhëtimi në muajin tetor të vitit 2019 shkoi tmerrësisht keq dhe 39 emigrantë humbën jetën. Hughes u dënua me 20 vjet burg ndërsa Nica me 27 vjet. Robinson u dënua me 13 vjet, ndërsa Zeebrugge me 18 vjet burg.

(Kosova Sot Online)