Me çfarë ngjyra shohin qeni, macja dhe gjarpri, ja dallimet

  • S.A /
  • 23 January 2021 - 09:43
Me çfarë ngjyra shohin qeni, macja dhe gjarpri, ja dallimet

Dihet që kafshët nuk i dallojnë ngjyrat njësoj si syri i njeriut. Një faqe amerikane ka publikuar pamje mahnitëse të dhomave sipas syrit të kafshëve të ndryshme.

Faqja digjitale “HomeAdvisor” ka publikuar dallimet e ngjyrave që shohin sytë e njerëzve, të qenve, maceve, gjarprit dhe disa kafshëve të tjera.

Të kuptuarit se si kafshët shtëpiake e shohin botën mund t’u ndihmojë pronarëve të tyre që të zgjedhin më lehtë lodra, shtretër dhe ushqime me ngjyra që i tërheqin më shumë miqtë e tyre të vegjël, shkruan Daily Mail. 

Kjo faqe sqaroi se nuk është e vërtetë që qentë shohin vetëm bardhë e zi, por kanë aftësi të shohin më pak ngjyra se njerëzit. “Kjo nënkupton që kafshët shtëpiake e navigojnë shtëpinë tuaj ndryshe nga ju”, thuhet në këtë faqe.

Macet kanë aftësi shumë të mira të të parit, por, njësoj si qentë, edhe ato shohin më pak ngjyra, kryesisht nuansat e të verdhës, të kaltërtës dhe të gjelbrës, me pak të kuqe.

(Kosova Sot Online )