Ndalimi i Albin Kurtit për të kandiduar në zgjedhje  edhe një grusht shteti i orkestruar nga hienat e Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit

Ndalimi i Albin Kurtit për të kandiduar në zgjedhje  edhe një grusht shteti i orkestruar nga hienat e Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit
Ndalimi i Albin Kurtit për të kandiduar në zgjedhje  edhe një grusht shteti i orkestruar nga hienat e Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit

Dr. Hysni Aliu

  • 21 January 2021 - 11:00

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

Vendimi Gjykatës Kushtetuese e cila i ndalon z. Albin Kurtit që të kandidon për deputet të kuvendit, ka qenë më  se i pritshëm, duke pas parasysh që ajo gjykatë është ende nën direksionin e Hashim Thaçit dhe Vuçiqit. Edhe Thaçit edhe Vuçiqit ju konvenon një konfuzion total dhe anarki në Kosovç. Tani më, ashtu siç kisha parashikuar para disa muajsh, Thaçi është duke udhëhequr me politikën në Kosovë edhe nga Haga. Krimi i organizuar i ka mbushur të njëzetat në Kosovë, andaj nuk është aq e thjeshtë të çrrënjoset. Thënë më shkurtë, ky krim është i lidhur me çdo hallkë të shtetit deri në Gjykatën Kushtetuese , ku Vuçiq e Thaçi i kanë njerëzit e vetë. Kushtetutës së Kosovës i ka hy uji, sikur vërshimet e fundit në Kosovë,  në këtë mënyrë janë rrezikuar themelet e shtetit. Në momentin që kushtetutën fillojnë ta interpretojnë, njerëzit e lidhur me krimin, siç po ndodhë në Kosovë, atëherë rrënimi i atij shteti nuk është i pamundshëm. Jugosllavia u shpërbë, sepse Millosheviqi filloj ta interpretoj kushtetutën në bazë të qejfit të vetë, nëpërmes të njerëzve që vetë i vendoste nëpër poste. Kosovës ju morr autonomia që kishte, “në mënyrë ligjore” sipas qejfit të Millosheviqit  dhe interpretimit të njerëzve të tij të instaluar nëpër postet kryesore atë botë. 

Kur truri vdes, atëherë trupi nuk nevojitet me, e Gjykata Kushtetuese, në shtetet që funksionojnë është truri i një shteti. Neve na ka vdekur truri andaj trupi po shkelmohet nga kushdo që qohet më herët. Këto që po ndodhin, janë skenarë të përgatitura shumë më herët nga Thaçi e Vuçiqi me shokë. Kjo luftë speciale që po ndodhë për momentin në Kosovë, përfaqëson luftën e së keqes ndaj të mirës, që do të thotë, përfaqëson luftën e lindjes ndaj perëndimit.  Populli i Kosovës është mësuar që ti filloj këto beteja të perëndimit ndaj lindjes, ashtu siq i filloj  në  1988-tën.  Tani, perëndimi  i ka dy alternativa: Ose të ndërhynë fortë dhe ta thyen kurrizin e Serbisë  brenda në Kosovë, ose të lejon dhunimin e vullnetit të popullit për herë të dytë, duke i hapur rrugën Vuçiqit për ambiciet e tij në Malin e Zi, Bosnjë dhe Maqedoni e ndoshta edhe Kroaci. Unë lutem që Ballkani të mos ju kthehet viteve të 90-ta, sepse popujt e Ballkanit nuk e meritojnë atë, dhe tani luftërat do të  jenë edhe më të tmerrshme se atë kohë. Duke mbrojtur z, Albin Kurtin, perëndimi do e mbron vetveten nga dominimi Serbo Rus, dhe pasojat që do ti bart ai dominim për Ballkanin dhe Evropën, por edhe më gjerë. Albin Kurti, mbrojti vlerat perëndimore, kur i duel në ballë edhe politikës  Trump, për ndërrim të kufijve në Ballkan, andaj, tani unë besoj shumë që perëndimi ja ka borxh ta përkrahë dhe ta  mbron atë , në këto momente historike për Kosovën, Ballkanin dhe më gjerë. 

 Mos harroni, që Gjykata Kushtetuese është fronti i dytë i Thaçit e Vuçiqit me shokë, ndërsa fronti tjetër nëse ky dështon është pengimi i formimit të institucioneve pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, ndërsa fronti i katërt  do të jetë dhuna fizike ndaj figurave që i donë dhe i voton populli. Pra këta kriminel, nuk i do përdorin armët, derisa të ju funksionojnë metodat moderne të grusht shteteve, ndërsa  dështimi  i këtyre  metodave “ kushtetuese” do të sjell dhunë.  

Kjo eshte arsyeja, që unë, në  shkrimet e fundit, kam bërë thirrje për sy çelësi maksimale të miqve tanë ndërkombëtar, konkretisht, SHBA, Gjermania, Britania e Madhe Franca dhe Italia, që me kohë të ju bien në kokë kriminelëve, në mënyrë që të pengohet më e keqja. Ashtu siç ja ndali rrugën Thaçit në Austri, perëndimi duhet ta ndalë Rrugën e Gjykatës Kushtetuese dhe vendimet e tyre kriminale. Në çdo mënyrë të mundshme, duhet të ndërpritet  ndikimi i mundshëm në zhvillimet në Kosovë, i të burgosurve në Gjykatën Speciale. Jam i sigurt që këtë betejë të rëndë, Kosova, nuk mund ta fitoj e vetme, pa ndihmën e aktoreve  kryesor perëndimor në krye me SHBA të. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".