Lexoni edhe:
Labinot Tahiri reagon me dhimbje pas vdekjes së Floriana Musliut
Shitësja e re e kafesë thotë se u nda nga familja dhe shoqet nga një ushtra i Etiopisë afër lumit Tekeze, u dërgua nëpër një rrugë dhe më pas iu ofrua një zgjedhje trishtuese.
“Ai më tha: ‘Zgjidh, ose të vras, ose të dhunoj’,” i tha vajza 25 vjeçe agjencisë Reuters në kampin e refugjatëve, “Hamdayet”, në Sudan, ku është vendosur pas ikjes nga konflikti në rajonin Tigray të Etiopisë. Sipas saj, ushtari kishte të veshur uniformë të ushtrisë federale të Etiopisë.
Labinot Tahiri reagon me dhimbje pas vdekjes së Floriana MusliutLexoni edhe:
Mjeku që e trajtoi këtë vajzë kur ajo arriti në kamp në dhjetor, Tewadrous Tefera Limeuh, konfirmoi se i ka dhënë ilaçe për parandalimin e shtatzënisë dhe sëmundjeve seksualisht të transmetueshme dhe e ka udhëzuar pëe t’u këshilluar me një psikoterapist.
“Ushtari ia ka drejtuar pushkën dhe e ka dhunuar. Ajo e ka pyetur atë nëse ka kondom dhe ai i ka thënë ‘pse do të më duhej kondomi'”, thotë mjeku që po punon si vullnetar me Kyrqin e Kuq Sudanez, transmeton Gazeta Express.
Pesë punëtorë të ndihmave, që janë pjesë e grupeve etiopiane dhe ndërkombëtare të ndihmave, thanë se kanë marrë plot raportime tjera të ngjashme të abuzimit në Tigray. Kombet e Bashkuara këtë javë bën apel për ndërprerje të sulmeve seksuale në rajonin e trazuar.
Në mesin e numrit të lartë të dyshimeve, veçanërisht shqetësuese janë raportimet se njerëzit janë detyruar t’i dhunojnë familjarët ose të kryejnë marrëdhënie seksuale në këmbim të furnizimeve esenciale, thuhet në deklaratën e Zyrës së Përfaqësuesit të Posaçëm për Dhunën Seksuale në Konflikt, e cila është pjesë e OKB-së.
Duket se gratë dhe vajzat në kampet e refugjatëve brenda Etiopisë kanë qenë veçanërisht cak i sulmeve seksuale, ndërsa qendrat jmekësore janë nën trysni për ilaçe emergjente kontraceptive dhe teste për infeksionet seksualisht të transmetueshme, thuhet më tej në këtë deklaratë.
(Kosova Sot Online )