Vrasja e 15-vjeçarit, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të rinjtë

  • E.K /
  • 23 January 2021 - 11:49
Vrasja e 15-vjeçarit, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të rinjtë

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka kërkuar që të caktohet masa e paraburgimit për dy të rinjtë që janë arrestuar mbrëmë për përfshirje në vrasjen e 15-vjeçarit.

Lajmin e ka konfirmuar Lutfi Morina nga Zyra për Media.

Ata dyshohet se e kanë ndihmuar dorasin në fshehjen e dëshmive për këtë ngjarje tragjike. Njëri prej tyre është i moshës 17-vjeçare, derisa tjetri i moshës 18-vjeçare.

Lajmin për arrestimin e tyre e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Drejtorinë Rajonale të Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Lidhur me këtë rast, janë arrestuar dy persona, pasi që të njëjtit dyshohet se e kanë ndihmuar dorasin në fshehjen e dëshmive për këtë ngjarje. Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 24 orë”, ka thënë Osmanollaj.

(Kosova Sot Online)