Emri i presidentit të ri befason partitë politike, futet në zarf për ta shmangur krizën dhe zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme pas 14 shkurtit

Faik Krasniqi

  • 23 January 2021 - 09:02

Shkruan: Faik Krasniqi

Për t’i shmangur zgjedhjet, mund ta kemi një president/e të zarfit, siç ndodhi në vitin 2011 kur u zgjodh Atifete Jahjaga presidente. Çdo skenar është i mundshëm për zgjedhjen e presidentit. Pavarësisht ambicieve për t‘u bërë president, asnjë kandidat që ka shpallur kandidaturën nuk e ka të sigurt. Rezultati i zgjedhjeve e qartëson këtë gjë. Të mbarojnë njëherë zgjedhjet!

-Ramush Haradinaj ka ambicie dhe dëshirë të bëhet president, por nuk është në dorën e tij kjo gjë. As letra q i ka shkruar presidentit Biden nuk besoj që i ndihmon të bëhet president. Përveç nëse ka përkrahjen nga SHBA-të, që ne nuk e dimë, dhe votohet në bazë të ndonjë trysnie që ju bëhet partive politike, e sidomos partive që do të jenë në opozite.

Zgjedhja e presidentit varet nga rezultati i zgjedhjeve më 14 shkurt. Varësisht sa deputet fitojnë partitë politike. Në raundin e tretë presidenti votohet me shumicën e thjeshtë, me 61 vota të deputetëve, por gjatë votimit në sallë duhet të jenë 81 deputet. Nëse në momentin e votimit në sallë nuk qëndrojnë 81 deputet, atëherë dështon zgjedhja e presidentit dhe vendi shkon në zgjedhje.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".