Masakroi 36 vajza, çfarë gjetën shkencëtarët në trurin e kriminelit më të tmerrshëm

  • E.K /
  • 25 January 2021 - 09:01
Masakroi 36 vajza, çfarë gjetën shkencëtarët në trurin e kriminelit më të tmerrshëm

Ted Bundy dukej në pamje të parë një djalë normal, i sjellshëm dhe i pashëm.

Ai ishte student për drejtësi dhe madje punonte në një linjë që ndihmonte personat të cilët mendonin vetëvrasjen. Por, në fakt, ai ishte një përbindësh që vrau dhe masakroi të paktën 36 vajza, duke u bërë ndoshta vrasësi serial më i tmerrshëm në histori.

Ai u ekzekutua në këtë ditë, 32 vite më parë. Por, edhe sot, veprimet makabre të tij në vitet ’70 nuk janë harruar. Pasi i vriste, ai i fshihte viktimat e tij dhe kthehej në vendin e krimit për të kryer marrëdhënie seksuale me kufomat. Ai nuk kthehej më tek ato vetëm kur kufoma niste të dekompozohej ose e kishin ngrënë kafshët e egra.

Ted Bundy ka rrëfyer se madje ka ngrënë edhe pjesë të trupit të viktimave, në mënyrë që vajzat “t’i zotëronte përgjithmonë dhe të bëheshin pjesë e tij”.

Vrasësi i pashpirt thonte se ishte i varur nga vrasja: “Është si një valë që më përfshin trurin dhe mua më vjen të përdhunoj dhe të vras. E kam si drogë”.

Pasi u ekzekutua në karrige elektrike në 24 janar 1989, shkencëtarët iu futën punës për të gjetur “valën” që mund ta bëjë një njeri të kryejë veprime kaq makabre ndaj njerëzve të tjerë. Ata i hoqën trurin kufomës së Ted Bundy dhe bënë disa eksperimente për të përcaktuar me saktësi arsyet pse ai kreu këto krime të tmerrshme.

Por, ekzaminimet e shpeshta të trurit të Ted Bundy treguan se ai ishte tru shumë normal, pa dëmtime apo deformime.

Eleanor Rose, nëna e njërës prej viktimave, ditën kur Bundy do të ekzekutohej, u shpreh: “Për gjithçka që ai u ka bërë atyre vajzave, rrahjet, mbytjet, torturat, poshtërimin e trupave, karrigia elektrike më duket shumë pak për të”./a2news

(Kosova Sot Online)