Mashtruesit në aksion, vidhen edhe programet e rivalëve politik në zgjedhje, në yryshin për vota japin premtime astronomike

Mashtruesit në aksion, vidhen edhe programet e rivalëve politik në zgjedhje, në yryshin për vota japin premtime astronomike

Hajrullah Tërnava

  • 25 January 2021 - 07:52

Shkruan: Hajrullah Tërnava

Përvojat e deritashme na tregojnë se edhe në të kaluarën e zgjedhjeve të mëhershme, prijësit e partive na premtonin gjithçka si: hapje të vendeve të punës qindra mijëshe, liberalizim të vizave, luftim të krimit të organizuar dhe korrupsionit, rritje të pagave dhe pensioneve e shumë çka tjetër që e kishin të vetmin qëllim që sa më shumë ti marrin votat nga qytetarët, dhe posa vinin në pushtet, të gjitha ato premtime i harronin, përpos që e realizonin pasurimin e tyre, punësimin dhe avancimet e familjarëve të tyre.

-Tani kur edhe formalisht veç mund të konstatohet se ka fillua fushata zgjedhore, duke i përcjellë aktivitetet partiake, e sidomos debatet në medie, dhe kur po bëhen akuzat për vjedhje të ndërsjella të programeve të partive politike, vendi po kalon në një fushatë të mjerë të llojit të vet, e cila do ti acaron akoma më shumë raportet e bashkëpunimit ndër partiak, për ta thelluar edhe krizën pas zgjedhore. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës, kanë shkëmbyer së fundi akuza të ndërsjellë se kush kujt ja vodhi programin për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Zyrtari I AAK-s Lulëzim Blakaj ka akuzuar PDK-në se ia ka kopjuar idenë për fondin një miliardë eurosh për ekonominë. E nga ana tjetër edhe Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se është e vetmja që ka një program konkret për zgjedhjet e 14 shkurtit. Zëdhënësi i kësaj partie, Avni Bytyçi, ka ironizuar me partitë tjera, duke thënë se ato “në mungesë të programeve politike i kthehen populizmit”. Nëse i kemi parasysh këto aktivitete partiake dhe të thënat të cilat ia përshkruajnë njëra tjetrës, rreth programeve zhvillimore në fjalë, prandaj krejt kjo del se është kopjimi i programeve partiake veprimi më i ulët me të cilin po shërbehen partitë për ta mashtruar votuesin, ne mungese të alternativave reale, ai veprim i cili akoma më shumë po i zhgënjen votuesit dhe po i bënë ata që të abstenojnë nga zgjedhjet.

PDK-ja ka dal me Programin e saj për rimëkëmbjen ekonomike, projektin zhvillimor prej 1 miliard euro kinse mbështetje për ekonominë dhe bizneset e goditura nga situata e krijuar me pandeminë e Koronavirusit. Sipas PDK-së, fondi 1 miliard do të rimëkëmbë sektorin privat të prekur nga pandemia, kurse në fokus të PDK-së është prodhimi vendor. Plani i rimëkëmbjes së PDK-së premton madje edhe hapjen e vendeve të reja të punës. Program identik ka shpalosur edhe AAK-ja e Haradinajt. Prandaj aktivitetet partiake të këtyre kohërave duhen të mirën si popullsitë që e kanë qëllimin që me premtimet e tyre tua tërheqin vëmendjen elektoratit që të jua japin votat në zgjedhjet me 14 shkurt.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".