PDK gjobitet me 2 mijë euro për fushatë zgjedhore në pandemi

  • E.K /
  • 25 January 2021 - 11:28
PDK gjobitet me 2 mijë euro për fushatë zgjedhore në pandemi

Partitë politike kanë filluar fushatën zgjedhore.

Edhe pse në kohë pandemie, ato po vazhdojnë tubimet publike, në të cilat nuk po rrespektohen masat kundër COVID-19.

E lidhur me këtë, së fundi Drejtoria për Inspeksion në Prishtinë ka gjobit Partinë Demokratike të Kosovës, me dy mijë euro.

Drejtori i Inspeksionit, Adonis Tahiri tha se askush nuk është mbi ligjin.

“Zbatimi i masave dhe ruajtja e shëndetit publik, është obligim për të gjithë”, tha ai

(Kosova Sot Online)