Lëvizja Vetëvendosje gjobitet me 2 mijë euro

  • E.K /
  • 25 January 2021 - 11:36
Lëvizja Vetëvendosje gjobitet me 2 mijë euro

Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, njofton se Lëvizja Vetëvendosje është gjobitur me 2 mijë euro.

Ai ka thënë se në hapësirë të mbyllur është bërë grumbullimi i njerëzve dhe shumica e tyre kanë qenë pa maska.

Postimi i tij i plotë:

Askush mbi ligjin!

As VV!

Grumbullim i njerëzve në hapësirë të mbyllur. Shumë prej tyre pa maska!

Ndryshe me nga 2 mijë euro janë gjobitur edhe PDK, LDK e AAK. As këto parti nuk i kanë respektuar masat antiCOVID. 

(Kosova Sot Online)