Varianti i ri i koronavirusit ishte i pranishëm në Serbi që nga 31 dhjetori

  • E.K /
  • 25 January 2021 - 12:09
Varianti i ri i koronavirusit ishte i pranishëm në Serbi që nga 31 dhjetori

Një grua nga Novi Sad e cili rezultoi pozitive me variantin e ri të COVID-19 i cili ishte zbuluar fillimisht në Britaninë e Madhe, ishte kthyer në Serbi më 31 dhjetori, raportojnë mediat serbe.

Pas 10 ditësh thuhet se ishte zbuluar mutacioni i ri i këtij virusi.

Branislav Tiodorovic, epidemiolog dhe anëtar i Shtabit të Krizave për luftën kundër koronavirusit në Serbi, ka thënë se gruaja nuk e ka përhapur atë, derisa ka deklaruar se janë gjetur të gjitha kontaktet e saj.

Ai ka thënë se shfaqja e një lloji të ri të virusit në Serbi nuk është më një arsye për të qetësuar masat ekzistuese kundër virusit corona, sepse është reale të presësh më shumë raste të reja.

Ndërsa, dje, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi se një lloj i ri i COVID-19 kishte mbërritur në Serbi.

Ai tha se ky lloj ishte sjellë nga një grua që erdhi nga Londra.

Natën e kaluar, Ministri i Shëndetësisë, Zlatibor Lonçar, tha se kjo ishte një grua që lindi në vitin 1958, se ajo ka shumë të ngjarë të infektohej në aeroplan, dhe se asaj i janë shfaqur probleme pas tre ditësh.

(Kosova Sot Online)