Ministri Selim Selimi i ndërhyn në proces Gjykatës Speciale, rrezikon të akuzohet e te ndiqet penalisht!

Ministri Selim Selimi i ndërhyn në proces Gjykatës Speciale, rrezikon të akuzohet e te ndiqet penalisht!
Ministri Selim Selimi i ndërhyn në proces Gjykatës Speciale, rrezikon të akuzohet e te ndiqet penalisht!

Dardan Grapci

  • 25 January 2021 - 07:41

Shkruan: Dardan Grapci

Ministri i drejtësisë Selimi nuk ka te drejte tani te gjykoje se a eshte Gjykata Speciale duke anuar politikisht apo jo, por një gjë që duhet të bëjë është ta pranoj këtë fakt dhe mos të përzihet në çështjet e Gjyqësorit të Hagës, sidomos ndaj hetimeve kundër ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sepse me këto ndërhyrje të tij dhe akuza të pa baza në të ardhmen mundet që edhe vetë ta pëson, edhe vetë ai të akuzohet për ndërhyrje dhe pengesë e të dënohet nga kjo Gjykate për pengesë në hetime dhe Gjykim të rasteve të fokusuara dhe hetuara ndër vitet e kaluara !.

-Ministri i Drejtësisë Selim Selimi do ta kishte të arsyeshme një deklaratë lidhur me punën që po e bënë Gjykata Speciale, që është ndërtuar me Ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, por vetëm në qoftë se nuk do të ishte përzier në pavarësinë dhe integritetin e garantuar me ligj e Kushtetutë, nëse ai do të deklarohej për mbështetjen dhe përkujdesjen institucionale që i takon shtetit të Kosovës. Kjo Gjykatë është ndërtuar nga vetë politika Kosovare, ligjin e ka sponsorizuar, e ka bërë Qeveria në bashkëpunim të ngushtë me faktorët relevant ndërkombëtar, e ka autorësinë e Ministrisë së Drejtësisë dhe ish ministrit Hajredin Kuqi, prandaj nuk është as etike, as morale e as profesionale përzierja në punët e kësaj Gjykata, dhe duke mos e krijuar atë nga vet Kuvendi i Kosovës.

Por sidoqoftë, këto deklarata të tij kundër Gjykatës Speciale më nuk qojnë peshë, për shkak se kjo Gjykatë ka një lloj imuniteti të karakterit ndërkombëtar, që është krijuar kinse për t’i dënuar ata që shkelën ligjet e luftës në Kosovë, shqiptarët dhe serbët, ku në fund doli që vetëm ish pjesëtarët e UÇK-së do të hetohen dhe të ndiqen, dënohen, për krimet e dyshuara ndaj civilëve serb e shqiptare në Kosovë gjatë luftës së fundit (1998-1999), por edhe krimet politike në mes të shqiptarëve, të dy viteve të para të pasluftës.

Gjithashtu mos të harrojmë se që nga krijimi i Gjykatës Speciale ajo është nën-mbikëqyrjen e ndërkombëtareve 24/7 , prandaj ky institucion legjitim nga ndërkombëtaret nuk duhet të pengohet dhe as të etiketohet nga politika. E kam cekur edhe më përpara dhe do e përsëris dhe njëherë se duhet të kemi durim, sepse pas Kosovës radhën do ta ketë edhe Serbia, për ta krijuar një Gjykatë të tillë dhe te ndjek kriminelët serb që fshihen në këtë shtet. Kështu që ata do ta kenë fatin më të keq se ne, sepse ata nuk do të Gjykohen vetëm për krimet në Kosovë, por edhe për masakrat në Bosnje dhe Hercegovinë!

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".