Lansohet Programin i Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë

  • E.K /
  • 25 January 2021 - 12:20
Lansohet Programin i Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë

Shefi i Bashkimit Evropian, Tomas Sznuyogm dhe ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi e kanë lansuar Programin e Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë.

Pranvera Ejupi nga ministria e Drejtësisë, në emër të ministrit në detyrë, Selim Selimit, ka thënë se projekti në fjalë do të ndihmojë që të përmbushen objektivat në fushën e drejtësisë.

“Projekti në fjalë është i pari që bën bashkë aktorët kyç të sektorit të drejtësisë në vend dhe që synon t’i përmbushë synimet e këtij projekti”, tha ajo.

Ejupi u shpreh se me m bështetjen e BE’së, objektivat për rend dhe ligj do të implementohen me sukses.

“Ne jemi të bindur se me mbështetjen e Bashkimit Evropian, objektivat tona për rend dhe ligj do të impementohen me sukses”.“E vlerësojmë rolin e Bashkimit Evropian dhe asistimin që është duke dhënë për sistemin e drejtësisë në Kosovës.

(Kosova Sot Online)