Edhe 128 persona shërohen nga koronavirusi në Kosovë

  • E.K /
  • 25 January 2021 - 15:16
Edhe 128 persona shërohen nga koronavirusi në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë edhe 10 persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 311 raste të reja të infektuara, ndërsa janë shëruar edhe 128 persona.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.903 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 311 raste pozitive”, është thënë nga IKSHPK.

Numri total i rasteve pozitive është 58.399 raste nga 221.663 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.466 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 128 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 51.081 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.852.

(Kosova Sot Online)