“Është gënjeshtër” – zëdhënësi i PDK’së mohon se kanë kandidatë të dënuar

  • E.K /
  • 26 January 2021 - 08:08
“Është gënjeshtër” – zëdhënësi i PDK’së mohon se kanë kandidatë të dënuar

Zëdhënësi i PDK’së, Avni Bytyqi thotë se kjo parti nuk ka kandidatë të dënuar në listën për deputetë.

 “Argumentet se KQZ’ja e ka certifiku listën e PDK’së me një kandidat brenda që bjen në kundërshtim me aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese edhe legjislacionin në fuqi është i pavërtetë plotësisht, është gënjeshtër dhe shpifje”, tha Avni Bytyqi.

“KGJK’ja nuk e ka karakterizuar kandidatin me numër 108 (Lulzim Abazi) si person i cili nuk mund të kandidojë”, tha Bytyqi.

(Kosova Sot Online)