Ndëshkimi i qytetarit ndaj politikës së zhvatjes 29 vjeçare vjen me testin e alternativës së pa sprovuar LVV-Lista e Vjosa Osmanit!

Ndëshkimi i qytetarit ndaj politikës së zhvatjes 29 vjeçare vjen me testin e alternativës së pa sprovuar LVV-Lista e Vjosa Osmanit!

Hajrullah Tërnava

  • 26 January 2021 - 07:53

Shkruan: Hajrullah Tërnava

Qytetarët nga mllefi dhe dëshpërimi ndaj tyre që e zhvatën për dy dekada shtetin, po mobilizohen akoma më shumë për këto zgjedhje, e sidomos pas dallavereve skandaloze në KQZ, që t’i ja japin përfundimisht grushtin e madh ndëshkues politikës së korruptuar që zhvati për dy dekada, për ti dhënë një shans alternativës së re politike të LVV-së dhe iniciativës politike të Vjosa Osmanit, për t’i prirë vendit dhe sprovuar në mandatin që kemi përpara, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit. Për herë të paerë në Kosovën e pas luftës vërehet një mobilizim i elektrizuar për votën e ndryshimeve nga qytetarët, por gjithashtu kemi edhe për herë të parë interesim masiv befasues të diasporës, që të bëhet pjesë e procesit elektoral ne shtetin e tyre, me motivin për ndryshime.

Që nga çlirimi e deri më tani janë këto parti të deritashme që e qeverisën këtë vend dhe populli është ngopur me këtë mënyrë të kriminalizuar të qeverisjes. Pas zgjedhjeve të vitit 2019 të koalicionit mes LVV dhe LDK, që elektorati ishte kureshtar për një qeverisje më të mirë se deri më tani, sepse me të gjitha partitë ishin të zhgënjyer që e qeverisën këtë vend deri në atë kohë, dhe e tërë popullata është e dëshpëruar në këto qeverisje të deritashme, prandaj ju ka humbur shpresa për të jetuar në Kosovë. Edhe pse ndodhi koalicioni LVV-LDK, ai nuk zgjati më shumë se 50 ditë, sepse ky koalicion filloj luftimin e të gjitha të këqijave dhe me këtë iu dhanë fakte dhe argumente atyre që ishin të kriminalizuar se shpejtë do të jenë të përndjekur dhe prapa grilave.

Në ato kohëra kryetar i Kosovës ishte Hashim Thaçi, i cili ishte gjithçka për Kosovën, sepse kishte monopol të plotë në të gjitha institucionet e vendit, prandaj kjo situatë e tanishme është produkt i njerëzve të mafio oligarkisë që e kontrollonin shtetin në tërësi, prandaj nga ata skamnorët që i njohim, që ishin mbas luftës, tani janë multimilionerë, dhe për çdo gjë e kontrollonin shteti nga ky dhe shokët e tij, e që tani ka ndërruar situata sepse Hashimi me shokët e vetë gjendet në Hagë, ku është duke dhënë llogari për të bërat e tyre bashkë me shokët, gjatë dhe pas luftës, por pritet që këtij grupi ti bashkëngjitet edhe një numër i konsiderueshëm. Ai nga droja se do ti gjen e keqja nga qeverisja Kurti, e dha urdhrin që të shpërndahet ajo qeverisje që ishte mes LVV-LDK, dhe u formua Qeveria jo legjitime, që tani Gjykata Kushtetues e shpalli si të tillë, mbas një zhagitje të gjatë, sepse në të merrte pjesë deputeti i dënuar me burgim dhe votonte në interesin e qeverisë Hoti.

Kjo situatë e krijuar mbas zhbërjes së qeveris Kurti, ishte një zhgënjim për qytetarët e Kosovës, dhe tani që nga atëherë, qytetarët janë të pakënaqur me ato të bëra e asaj Qeverie të shkarkuar, që e filloj atë punë aq të mirë e që qytetarët iu gëzoheshin atyre veprimeve të asaj Qeverie, sepse sikur e janë të lodhur dhe janë të mashtruar me këto qeveri të deritashme. Dihet shumë qartë se kanë punuar vetëm për interesa të tyre që Kosovën e sollën në këtë gjendje. Duke e kuptuar atë situatë e duke i pasur të qarta ato veprime jo të ligjshme të të mëdhenjve të Kosovës, që nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Isa Mustafa, Ramush Hajredini e Fatmir Lima, me të gjithë ata që ishin në pushtet si bashkëpunëtor të tyre, sollën Kosovën në këtë gjendje.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".