AAK thotë se ia ka marrë një anëtar PDK-së

  • E.K /
  • 26 January 2021 - 10:45
AAK thotë se ia ka marrë një anëtar PDK-së

Në AAK kanë thënë se këtij subjekti iu është bashkuar ish-anëtari i kryesisë së PDK-së në Rahovec.

Kandidatja për deputete nga AAK-ja, Albena Reshitaj ka thënë se këtij subjekti iu është bashkuar Nazim Shehu.

Këto komente Reshitaj i ka bërë përmes një shkrimi në Facebook.

“Shtëpisë së Aleancës iu bashkua edhe ish antari i kryesisë së PDK- së në Rahovec zotri Nazim Shehu, një qytetar rahovecian nga një familje punëtore dhe e rrespektuar si dhe zotri Lirim Gashi ndërmarrës nga Xërxa e Rahovecit. Forca e fitores po rritet me besimin qytetarë në Aleancë”, ka thënë ajo.

(Kosova Sot Online)